Aksident i rëndë, kamioni ndeshet me 4 vetura – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Aksident i rëndë, kamioni ndeshet me 4 vetura

14:29 | 03 Nëntor 2018

Aksidentet e trafikur janë bërë shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Kaçanik-Shkup, raporton një lexues i Gazetës Express. Policia ka konfirmuar se një kamion është ndeshur me katër vetura.

Rastin për Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Gashi tha se aksidenti ka kaluar me dëme materiale.

“Është një aksident me dëme materialë një kamion dhe katër vetura. Vetëm një personit i është dhënë ndihmë nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!