Aksident i rëndë në këtë vend të Kosovës, tetë persona të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident i rëndë në këtë vend të Kosovës, tetë persona të lënduar

16:05 | 03 Shkurt 2019

Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident trafiku në mes dy veturash ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Drenaist, ku si pasojë e tij janë lënduar tetë persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve , ku janë lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!