Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një person

19:10 | 22 Dhjetor 2018

Para pak ҫastesh ndodhi një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ky aksident la pa shenja jete një person dhe gjashtë të tjerë të lënduar

“Rreth ores 18:00 ne rrugen Prishtine-Ferizaj me saktesisht ne fshatin Çallapek, ka ndodhur nje aksident trafiku mes nje autobusi dhe nje veture, ku lendime kane persuar gjashte persona, njeri nuk ka arritur te perballoj plaget e aksidentit dhe ka ndrruar jete ne vendin e ngjarjes.

Humbja e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Personat e tjere jane derguar per tretman mjekësor”, ka treguar Policia e Kosovës.

Komento: