Aksident i rëndë në Pejë, numër i madh i të lënduarve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë në Pejë, numër i madh i të lënduarve

23:40 | 11 Nëntor 2017

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Pejës, përkatësisht te palestra e sporteve “Karagaqi”.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, nga aksidenti që ndodhi mes Golf 4-shit karavan e cila drejtohet nga një femër dhe Mercedesit 190 kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Nga ta 4 pasagjerë dhe dy këmbësorë janë goditur derisa po ecnin nëpër trotuar.

Sipas tij, të lënduarve u është ofruar menjëherë ndihma mjekësore, dhe në vendin e aksidentit ka dal poashtu ekipi i zjarrfikësve.

Thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të njërës veturë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!