Aksident i rëndë në Vushtrri, 11 persona të lënduar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Aksident i rëndë në Vushtrri, 11 persona të lënduar

15:06 | 03 Nëntor 2018

Raportimi për aksidente trafiku me të lënduar ka filluar të jetë shumë i shpeshtë.

Një aksident trafiku me 11 të lënduar ështe raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 11, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicë Jugore, Avni Zahiti, në aksident ishin të përfshira dy automjete civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar 11 persona.

Sipas Zahitit, personat e lënduar pas tretmanit mjekësor në QKMF në Vushtrri janë liruar në shtëpi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!