Aksident i rëndë, plagoset dhe ish-ministri shqiptar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë, plagoset dhe ish-ministri shqiptar

12:11 | 17 Korrik 2017

Nuk kanë të sosur tragjeditë në Shqipëri. Pas një të shtunë të zezë, e diela djeshme është shoqëruar me një bilanc tragjik të aksidenteve rrugore. Tre persona kanë vdekur dhe 11 janë plagosur në aksidentet me makina të nisura që ditën e paradrekes së djeshme dhe të mbyllura në darkë. Ndërsa vonë në darkë në u mësua se në aksident, por jashtë Shqipërisë ka kryer edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Makina e tij, Range Rover, u përplas gjatë rrugës në afërsi të Kumanovës në Maqedoni. Fuoristrada që drejtohej nga Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë. Në aksident u përfshi edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj e dy persona të tjerë që udhëtonin së bashku me të.

Aksidenti në Lezhë

Një aksident i trefishtë dhe me pasoja të rënda ndodhi pasditen e së dielës në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së tre autoveturave, një person gjeti vdekjen ndërsa 6 të tjerë, midis të cilëve gra dhe fëmijë u plagosën. Viktima është një shtetas kosovar, 39 vjeç, që udhëtonte në autoveturën tip “Volksëagen Polo” dhe që u përplas me mjetin tip “Audi” me targa të Shkodrës. Në aksident u përshi edhe një mjet tjetër tip “Mercedez”. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Lezhës, ndërsa një prej tyre që ishte në gjendje më të rëndë u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për këtë aksident, ndërsa paraprakisht mësohet se shpejtësia tej normave të lejuara në këtë segment rrugor dhe mos respektimi i dhënies së përparësisë në lëvizje mund të jenë shkaktarë.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në autostradën Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran, ku një 88- vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se makina tip “Skoda” me targa “ZKY 1790”, e drejtuar nga 54- vjeçari, Thanas Shollo, ka dalë nga rruga. Në automjet ndodhej gjithashtu edhe nëna e 54- vjeçarit, Athina Shollo, 88 vjeç, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit. Gjithashtu ka mbetur i plagosur djali 8- vjeçar i drejtuesit të mjetit, i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Edhe në Gjirokastër është regjistruar një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 87- vjeçari. Mësohet se aksidenti ja ndodhur në aksin rrugor, Gjirokastër- Kakavijë, ku në anë të një kanali është gjetur i pajetë 87- vjeçari. Andon Qurku, nga Saranda. Policia bën me dije se shoferi i cila e ka aksidentuar 87- vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës pasi është identifikuar është dërguar drejt murgut të Gjirokastrës, për ta marrë familjarë e tij.

Aksidenti i ish-ministrit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën e Kumanovës, ku i plagosur ka mbetur edhe Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave të Shqipërisë. Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë Range Rover, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus. Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kumanovës. Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e ka transportuar ish-ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj ka marrë disa lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut. Ai u vizitua në spital edhe nga zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Agim Nuhiu, i cili konfirmoi se si ish-ministri Ahmetaj ashtu edhe 14 të plagosurit e tjerë në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ahmetaj ka deklaruar për mediat se aksidenti ndodhi për shkak të lagështirës në rrugë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc– Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale Kumanovës dhe Kriva Pallankës, në mes të autobusit dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish ministri Financave të Shqipërisë, i cili ka goditur një automjet tjetër, raporton Tetova News.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!