Aksident i rëndë trafiku humb jetën shqiptari – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë trafiku humb jetën shqiptari

18:54 | 09 Tetor 2017

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në Greqi.

Sipas mediave greke, viktima është një shqiptar, i cili teksa ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria gjatë paradites, humbi kontrollin e mjetit.

Makina përfundoi në kanal.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!