Aksident i rëndë trafiku, lëndohet motoçiklisti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë trafiku, lëndohet motoçiklisti

10:20 | 12 Qershor 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur rrugës Prishtinë – Mitrovicë, në dalje të qytetit të Vushtrrisë.

Siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues i KALLXO, në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë tipit audi.

Drejtuesi i motoçikletës ka pranuar tretman mjekësorë, pas lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në zonën në Doberllukë. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Motoçiklisti është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Siç shihet në foto motoçikleta është e dëmtuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!