Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Prishtinës

08:12 | 19 Dhjetor 2018

Reshjet e borën kanë vështirësuar edhe qarkullimin e veturave në komunikacion.

Tri makina janë përfshirë në një aksident që ka ndodh pak më parë në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.
Njëra nga makinat është dëmtuar më shumë, ndërsa raportohet për të lënduar rëndë, njofton Klan Kosova.

Në këto ditë kur moti është më i ftohtë Policia ka bërë apel që të kihet më shumë kujdes në komunikacion, të respektohen në përpikëri rregullat e trafikut dhe të keni pajisjet e duhura për stinën e dimrit.

Komento: