Aksident i rëndë trafiku në kryeqytet, humbin jetën dy persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Aksident i rëndë trafiku në kryeqytet, humbin jetën dy persona

12:45 | 08 Gusht 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një çiklist dhe më pas ka përplasur 3 këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e plagëve të marrë, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës R.I, 29 vjeç.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!