Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë: Vetura godet për vdekje biçiklistin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë: Vetura godet për vdekje biçiklistin

16:00 | 03 Dhjetor 2017

Në fshatin Llukar të Prishtinës, dje në orën 11:25, ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast një person ka mbetur i vdekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës,.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!