Aksident i rëndë trafiku, vetura përfundon në greminë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i rëndë trafiku, vetura përfundon në greminë

11:37 | 12 Nëntor 2017

Një person është plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pak pas mesnatës.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, në Elbasan, rreth orës 00:15.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka qenë nën drejtimin e një automjeti të tonazhit të rëndë, i cili doli nga rruga. Pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës, automjeti është rrokullisur 15-20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i automjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pas daljes nga tuneli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!