Aksident i tmerrshëm, vdes një person – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident i tmerrshëm, vdes një person

22:37 | 14 Nëntor 2017

Një shofer kamioni ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Trento të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shoferi 48-vjeçar ishte me origjinë shqiptare, por prej kohësh rezident në Gjermani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “A22” në Brennero të Trentos, shkruan “La Voce del Nord”.

Për të nxjerrë shoferin shqiptar nga traileri, erdhën menjëherë dy ambulanca dhe një helikopter.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën u aksidentua shoferi shqiptar. Nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik. /noa.al/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!