Aksident me fatalitet, humbin jetën dy persona, pesë të tjerë lëndohen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident me fatalitet, humbin jetën dy persona, pesë të tjerë lëndohen

21:44 | 06 Janar 2019

Aksidentet rrugore janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident tragjik me viktima dhe të plagosur që ka ndodhur pak më parë në në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Informacionet janë ende kontradiktore, ndërsa raportohet se të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina, një motor dhe një autobus.

Nga informacionet e para dyshohet se në fillim u godit motori dhe një automjet dhe autobusi ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën të dëmtuarve.

Por një makine e dytë ka goditur personat që ishin në vendin e ngjarjes dhe për pasojë është bilanci 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Për shkak të aksidentit është krijuar një radhë e gjatë mjetesh në rrugën Levan-Tepelenë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!