Aksident në Komoran, ka të lënduar

16:27 | 06 Korrik 2019

Aksidentet po shtohen dita-ditës.

Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, derisa me rastin po merren njesitet policore, raporton Express.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot gjatë ditës në Komoran të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha i ka thënë Gazetës Express se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

“Një aksident trafiku është shkaktuar në rrugen Prishtinë – Pejë, të perfshira janë 2 automjete, një person ka marr lëndime trupore, përderisa njësitet policore për menaxhim të autostradave janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, në fotografitë e dërguara në redaksi shihej se një prej veturave kishte përfunduar në ara.

Komento: