Aksident në Llaushë, lëndohen gjashtë persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Aksident në Llaushë, lëndohen gjashtë persona

17:23 | 06 Gusht 2018

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident mes 3 veturave, kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Shtetasit shqiptarë 2 meshkuj dhe 4 femra u dërguan në Spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra që të gjithë K-shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!