Aksidenti i Pejës që ua mori jetë tre personave, i katërti i aksidentuar vjen me një rrëfim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Aksidenti i Pejës që ua mori jetë tre personave, i katërti i aksidentuar vjen me një rrëfim

08:24 | 11 Qershor 2018

Në orët e hershme të mëngjesit dje në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë të vdekur kanë mbetur tre persona dhe një tjetër që ka mbetur i lënduar.

Bëhet fjalë për një djalë 25 vjeçar të komunitetit egjiptian, E.H si dhe dy gra, M.B. dhe Xh. H. po nga ky komunitet që kanë ndërruar jetë, njofton policia.

“Dy pasagjerët kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një person E.H. egjiptian, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, thuhet në kumtesën e policisë së Kosovës.

I vetmi i mbijetuar i këtij vetaksidenti thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ngjarja.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!