Aksidenti në Gjakovë, zbardhen detajet sesi ndodhi ngjarja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Aksidenti në Gjakovë, zbardhen detajet sesi ndodhi ngjarja

22:31 | 23 Shtator 2018

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Prishtinë, me ç’rast lëndime kanë pësuar edhe nëntë persona të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net komandanti i trafikut rajonal Kapiten, Albin Sahatqija. Ai thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak të moskujdesit gjatë tejkalimit, ku edhe viktima ishte e ulur në veturën që kishte hyrë në tejkalim.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Prishtinë ndërmjet dy automjeteve. Me këtë rast një fëmijë ka humbur jetën, rreth moshës gjashtë vjeçare. Aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në tejkalim, që ishte i jashtëligjshëm. Fëmija me këtë rast ka qenë e ulur si pasagjere. Me këtë rast janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë që kanë marrë trajtim mjekësor, e të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sahatqija.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!