Aksion i policisë, arrestohen katër persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Aksion i policisë, arrestohen katër persona

23:31 | 05 Shtator 2018

Policia e Shqipërisë nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet.

Raportohet për katër persona të arrestuar gjatë mbrëmjes derisa janë duke vijuar kontrollet e policisë në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda.

Më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.

Pak më vonë u ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Boran Bercama dyshohej se kishte lidhje me një nga familjet e njohura në Shkodër.

Edhe privimi nga jeta e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme.

Ndërsa më 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër./ Top Channel

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!