Aksioni i Policisë, ndalohen 17 persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Aksioni i Policisë, ndalohen 17 persona

09:23 | 12 Korrik 2018

Për vepra dhe incidente të ndryshme, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar gjithsej 17 persona të dyshuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është informuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!