“Al Trade Center” dhe “Al Trade Holding” financojnë 20 bursa për studentët e Drenasit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

“Al Trade Center” dhe “Al Trade Holding” financojnë 20 bursa për studentët e Drenasit

13:21 | 01 Nëntor 2018

Kompania “Al Trade Center” dhe “Al Trade Holding” do të bëjë financimin e 20 bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “Al Trade Center” dhe “Al Trade Holding” me të cilët edhe ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për financimin e 20 bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Ne kuadër të marrëveshjeve, kompania “Altrade Holding” financon 10 bursa, ndërsa edhe “Altrade Center” po ashtu 10 bursa për vitin akademik 2018/2019 dhe vlera e një burse për gjithë vitin akademik është 500 euro, 50 euro për muaj. Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë për këtë ndihmë për studentët e Komunës së Drenasit dhe ka vlerësuar se ky investim ne studentët e dalluar do të jetë për të mirën e vendit, sepse të njëjtit do të shfrytëzojnë profesionalizmin në Drenas e Kosovë.

Komuna e Drenasit nga buxheti komunal, këtë vit ka ndarë 160 bursa, 140 prej tyre për nivelin Bachelor dhe 20 për Master. Ndërsa 20 bursat nga të dy kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, studentët përfitues do të jenë të nivelit Bachelor dhe sipas ranglistës pritëse, nga numri 141 deri në numrin 160.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!