Alarmante: Ja sa persona kërkuan ndihmë pas pickimit të rriqrave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Alarmante: Ja sa persona kërkuan ndihmë pas pickimit të rriqrave

19:46 | 16 Maj 2018

126 persona të pickuar nga rriqrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Infektives të QKUK-së, raporton KTV.

Kështu Prishtina prin nga qytetet e tjera me numrin më të madh të personave të pickuar nga ky insekt, gjë që ka ngritur shqetësime te qytetarët.

Krahasuar me statistikat e viteve të kaluara, numri i të pickuarve nga rriqrat në kryeqytet është shumë më i madh, pasi që këtë vit është shtuar edhe numri i rriqrave.

Shkak i kësaj situate është bërë ndryshimi në vazhdimësi i motit, gjë e cila ndikon në shumimin e rriqrave. Qytetarët ankohen se komuna nuk ka bërë asgjë në këtë aspekt.

Zyrtarët komunalë arsyetohen se për shkak të motit të ndryshueshëm nuk kanë mundur ta kryejnë dezinsektimin.

Ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët të mos shqetësohen për arsye se Prishtina nuk është vend endemik sikurse është Malisheva.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!