Alarmante: Ky grip mund të përhapet edhe në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Alarmante: Ky grip mund të përhapet edhe në Kosovë

13:49 | 13 Tetor 2017

Një lloj i ri i gripit, H3N3, mund të përhapet edhe në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë apelon të qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, të vaksinohen kundër gripit.

Këtë vit, MSH dhe ISHPK kanë siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit për të rritur dhe 500 doza për fëmijë, tha për radio Kosovën, Naser Ramadani, drejtor i ISHPK.

1.Si është gjendja këto ditë me rastet e fruthit?

Ramadani: Situata epidemiologjike me fruth është nën kontroll të plotë nga ana IKSHP, duke pasur parasysh se fruthi si sëmundje sezonale në realitet në aspektin epidemiologjik dhe që përhapet me rrugë respiratore, nuk ka qenë prezentë në Kosovë viteve të fundit, duke falënderuar programit të zgjeruar të vaksinimit dhe shkallës së lartë të vaksinimit në Kosovë.

Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 % e fëmijëve janë të vaksinuar. Ky është një sukses që ka parandaluar epidemitë, jo vetëm për fruthin, por edhe për 10 sëmundje preventabile.

Këtë vit, megjithatë IKSHP në laboratorët e vetë ka diagnostifikuar 98 raste pozitive të fruthit. Pjesa dërmuese e të diagnositifikuarve janë fëmijë të komunitetit RAE, fëmijë të riatdhesuar që të gjithë kanë qenë të pa vaksinuar.

2. Cilat janë shenja të para të prekjes nga fruthi. Përveç shenjave në lëkurë, çfarë simptoma tjera jep fruthi?

Ramadani: Duke pasur parasysh se fruthi është sëmundje respiratore, në lëkurë paraqiten disa shenja të kuqe, të cilat lehtë mund të dallohen. Por, fëmija zakonisht ka temperaturë dhe madje mund të ketë temperaturë të lartë të trupit, lodhje të përgjithshme të muskujve, molisje, gjendje të rëndë, mund të përkeqësohet frymëmarrja, e të shkojë deri në ndezje të mushkërive.

Në komplikimet e shumta mund të përhapet në cipat apo mbështjellës të trurit dhe kështu të shkaktojë edhe komplikime në sistemin nervor qendror.

3. Cilat mosha të fëmijëve janë më te rrezikuara?

Ramadani: Normalisht në aspektin shëndetësor thuhet se fruthi mund të bie tek fëmijët e vegjël edhe atë pas moshës 12 mujore. Për këtë arsye në kalendarin tonë të vaksinimit ne kemi dhënë moshën 12 mujore, kur fëmija duhet ta marrë një dozë të fruthit dhe atë në kombinim për tri sëmundje ngjitëse, jo vetëm për fruthin por e merr edhe për rubeolën dhe për shytat, ose gugat. Kjo dozë jepet në mënyrë të rregullt në kalendarin e vaksinimit në të gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare në tërë territorin e Kosovës… Në moshën 12 mujore është menduar të jepet vaksina e fruthit, sepse deri në moshën 12 mujore mendohet se imuniteti i trashëguar nga nëna nuk lejon që fëmijët të sëmurën nga fruthi. Prandaj, ne kemi caktuar këtë moshë që të bëhet vaksinimi. Vaksina tjera, për sëmundje tjera preventabile mosha është më e re, që fillon qysh prej lindjes.

4. Si duhet të reagojnë qytetarët, prindërit, në qoftë se shohin shenja të fruthit tek fëmijët?

Ramadani: Dua të bëjë një sqarim, se këto 98 raste nuk janë paraqitur në muajin e fundit. Por këto raste janë paraqitur qysh nga muaji mars e prill, në mënyrë sporadike dhe po e përsëris te ata fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar. Duke pasur parasysh se 95% e fëmijëve në Kosovë janë vaksinuar, kurse 5 % të mbetur janë fëmijë, të cilët ose nuk kanë qenë në Kosovë, ose kanë qenë refugjatë, ose fëmijë të komunitetit RAE. Duke pasur parasysh këtë numër të vogël të fëmijëve të pavaksinuar dhe përhapjes së sëmundjes në mënyrë sporadike, atëherë dua të them se duhet të përfshihet të gjithë fëmijët në vaksinim. Po them që Kosova radhitet me përqindje të lartë të vaksinimit dhe ndër sukseset më të larta të sistemit shëndetësor. Ne jemi të interesuar të vaksinojmë çdo fëmijë, sepse fëmijët e pavaksinuar kanë rrezik potencial që në një moshë të caktuar të sëmuret prej fruthit.

Në këtë mënyrë, ne duhet të bëjmë të pamundurën që t’i gjemë të gjithë fëmijët edhe pse ka shumë problem, sidomos te komuniteti RAE, sepse ata nuk kanë adresë të caktuar, lëvizin prej një vendi në tjetrin. Bile ne kemi shkuar aq larg, sa në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të kërkojmë këta fëmijë që mund të jenë të regjistruar me emra të ndryshëm në Kosovë, me emra të ndryshëm në Serbi dhe me emra të ndryshëm në Maqedoni.

Pra është shumë e vështirë të gjenden këta fëmijë në atë moment që të vaksinohen. Edhe për këtë, fëmijët e komunitetit RAE, të përqendruar sidomos në Fushë Kosovë, në Obiliq, në Mitrovicë, e në disa vende tjera kanë filluar të vaksinohen dhe dje p.sh në shtëpinë e shëndetit në Fushë Kosovë kemi pasur mbi 500 fëmijë të interesuar të vaksinohen.

5. Doktor, sa ka rrezik në Kosovë për sëmundje tjera të stinës, sa jeni të përgatitur për të përballuar vjeshtën dhe dimrin?

Ramadani: Ne në Institut i grumbullojmë të gjitha rastet e sëmundjeve nga të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë dhe gjithmonë e dimë paraprakisht se në sezonin e vjeshtës kemi rritje të sëmundjeve ngjitëse, sidomos ato të traktit respirator, apo të frymëmarrjes. Dhe në vazhdën e kësaj, sëmundja më tipike, pos fruthit, është gripi sezonal. Duke pasur parasysh gripin edhe këtë vit bashkë me MSH kemi siguruar 85 mijë doza për të rritur dhe 500 doza për fëmijë, që në rast eventual të specifikacioneve epidemiologjike, të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga gripi sezonal, është grip i zakonshëm, por që din herë pas here të përkeqësohet, siç ka qenë pandemia e gripit në vitin 2009, kur ka qenë situatë serioze në gjithë botën.

Duke pasur parasysh këtë, ne i rekomandojmë popullatën, sidomos ata mbi moshën 65 vjeçare dhe gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobësuar, se duhet ta marrin patjetër vaksinën kundër gripit sezonal, sepse mbrohen prej gripit të formës më të rëndë, që mund të paraqitet sivjet. Ne kemi të dhëna që në hemisferën jugore, kur edhe paraqiten rastet e para në pranverë të gripit, është paraqitur një lloj i ri i gripit H3N3, i cili mund të shkaktojë indikacione të rënda. Prandaj, luten qytetarët e kategorive të lartpërmendura të vaksinohen.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!