Alarmon instituti amerikan: ISIS po i nxit përkrahësit për sulme të reja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Alarmon instituti amerikan: ISIS po i nxit përkrahësit për sulme të reja

22:17 | 10 Janar 2017

Propaganduesit e grupit nuk janë duke e fshehur synimin e tyre kryesor të udhëheqësve të tyre, – përpjekjet për t’i detyruar fuqitë perëndimore që të fokusohen tek forcimi i sigurisë, në vend që të fuqizojnë luftën kundër grupit terrorist në territoret e tyre, që muajt e fundit janë kufizuar së tepërmi, njofton VoA.

ISIS po i nxit simpatizantët përmes propagandës që zhvillon në Internet, që t’i shtojnë sulmet, me synimin për të dëmtuar ekonominë e vendeve të cilësuara prej tyre si armike.

Instituti Kërkimor për Lindjen e Mesme, me bazë në Washington ka monitoruar propagandën në Internet të grupit terrorist, që përveç nxitjeve për sulme të reja terroriste, boton artikuj që mburrin sulmet vdekjeprurëse, si ai në një klub nate me klientë homoseksualë në Florida, ai në Nice të Francës, apo sulmi më i fundit në Berlin, që ata i cilësojnë si sulme në “vendet e të pafeve”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!