Albin Kurti e quan 2017-tën si vit të Vetëvendosjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Albin Kurti e quan 2017-tën si vit të Vetëvendosjes

14:18 | 20 Nëntor 2017

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Shpend Ahmetin, Mytaher Haskukën dhe Qëndron Kastratin për fitoret e tyre në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shumë sfida e beteja i presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.

Postimi i plotë i Kurtit:

Urime Shpend! Urime Mytaher! Urime Qëndron!

Pas dyfishimit me 11 qershor që na bëri subjektin e parë në vend dhe më të madhin në Kuvend, këto tri fitore në balotazh e vulosën vitin 2017 si vit të VETËVENDOSJE!-s.

Tash, vazhdimit të qeverisjes me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, po ia shtojmë fillimin e qeverisjes me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë, Prizrenin, dhe, me vatrën e patriotizmit e bujarisë, Dardanën.

Shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.

Fituam, sepse me mendje dhe me zemër. Sepse për qytetarin në komunë. Sepse për komunën te qytetari.

Jeni shumë dhjetëra mijëra që na votuat dje. Jeni shumë qindra mijëra që na mbështetët përgjatë fushatës.

Përjetë falenderues. Ju dua sa s’thuhet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!