Albin Kurti kërkon dorëheqjen e ministres Dhurata Hoxha – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Albin Kurti kërkon dorëheqjen e ministres Dhurata Hoxha

18:47 | 13 Shkurt 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetët e këtij subjekti politik në kuvendin e Kosovës, kanë dorëzuar sot kërkesën për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinajt, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Kurti po kërkon shkarkimin nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar, Dhurata Hoxha, për shkak se sipas VV-së ka dështuar të përmbushë detyrën e saj zyrtare dhe ka penguar hetimin e pavarur.

“Shkarkimi nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar – Dhurata Hoxhës si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetim të pavarur”, thuhet në kërkesën e Vetëvendosjes.

Po ashtu VV kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë përgjegjës për rastin e Deharit.

“Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa”, thuhet në kërkesën e VV-së, shkruan Insajderi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, rast ky që kishte ndodhur me 5 gusht 2016. Ndërkaq Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 gjatë kohës sa po qëndronte në paraburgim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!