Almeda Abazi vjen me një befasi të madhe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Almeda Abazi vjen me një befasi të madhe

21:20 | 10 Gusht 2018

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka nisur xhirimet për një projekt në bashkëpunim me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter, shkruan rtv21.tv

Bashkëshorti i Almedës, aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman ka publikuar në Instagram video dhe fotografi nga xhirimet e videoklipit, ku Almeda mahnitë me pamjen.

“Almeda-Alabama ft. Burak Yeter së shpejti”, ka shkruar Tolga sipër njërës fotografi. Nuk është zbuluar nëse Almeda me këtë projekt do të futet në industrinë e muzikës në Turqi, apo do të jetë thjesht pjesë e klipit. Kujtojmë se Almeda talentin për këndim e ka shfaqur në një emision të njohur në Turqi, “Beyaz Show”, ku pati kënduar dy këngë në gjuhën shqipe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Elvana Gjata