Ambasada e SHBA ‘i tërheq’ veshin Ramës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ambasada e SHBA ‘i tërheq’ veshin Ramës

18:03 | 21 Shkurt 2018

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për një President të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës ka reaguar edhe ambasada amerikane.

Në një reagim zyrtar ambasada i kujton kryeministrit Rama se gjuha e shkujdesur me të cilën aludon bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.

DEKLARATA E AMBASADËS

Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarë

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!