Ambasadori i SHBA-së e përkrah Vuçiqin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Ambasadori i SHBA-së e përkrah Vuçiqin

00:01 | 23 Shtator 2018

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka thënë sot se përkrah përpjekjet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Dua ta inkurajoj në këtë, ashtu edhe liderët e Kosovës, që të arrijnë te zgjidhja. Pozicioni ynë është që t’i japim hapësirë sa të mundemi dhe më së miri është që zgjidhja të vijë nga ky rajon. Nuk mund t’iu themi ne se çfarë do të jetë zgjidhja. Marrëveshja duhet të arrihet këtu, sepse vetëm kështu do të jetë afatgjate dhe do t’i kontribuojë stabilitetit. Pra, marrëveshja duhet të jetë nga liderët e këtij rajoni”, citon “blic“ i Beogradit të ketë thënë Scott.

Ai ka shtuar se SHBA nuk ka asgjë kundër që Serbia t’i zhvillojë marrëdhëniet e veta me Rusinë e Kinën, porse dëshiron marrëdhënie të mira edhe me Amerikën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!