Minxhozi i kundërpërgjigjet kërkesës së Thaçit që kosovarëve t’u jepet pasaporta shqiptare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Minxhozi i kundërpërgjigjet kërkesës së Thaçit që kosovarëve t’u jepet pasaporta shqiptare

21:50 | 12 Tetor 2017

Kosovarët do të vazhdojnë të mbesin edhe gjatë pa viza. As kërkesa e presidentit Thaçi që si alternativë për t’i dhënë fund izolimit dhe kosovarëve t’u jepet pasaporta shqiptare, është një veprim jo i realizueshëm.

Zgjidhja nuk është kjo, thotë në një intervistë dhënë Gazetës Express, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas Ambasadorit, Kosova nuk ka arsye të penalizohet.

Ambasadori tregon edhe për bashkëpunimin më mes të dy shteteve dhe se a është bërë mjaftueshëm në të arriturat mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ishte një dëshirë, një kërkesë e Presidentit Thaçi, që ka nevojë për t’u parë me kujdes, sepse kemi të bëjmë me një lëvizje që kondicionohet edhe nga disa faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Është një çështje që Shqipëria nuk mund t’u japë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk mund të marrim një veprim të tillë sepse ashtu siç tha edhe presidenti Meta, çështja duhet të zgjidhet ndryshe, që kosovarët vetë të kërkojnë liberalizimin e vizave. Sado që një vend të ndihmojë, është e pamundur që ta zgjidhë problematikën që e ka Kosova, prandaj kjo është një alternativë që ka shumë probleme për t’u zgjidhur”, ka thënë Minxhozi

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!