ANALIZË: Fryma në gjithë Evropën: A do të vendosin edhe të rinjtë e Shqipërisë për qeverisjen e ardhshme? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

ANALIZË: Fryma në gjithë Evropën: A do të vendosin edhe të rinjtë e Shqipërisë për qeverisjen e ardhshme?

Shkruar nga:

14:56 | 13 Qershor 2017

Në gjithë Evropën thuajse janë të rinjtë ata që kanë përcaktuar fituesit e zgjedhjeve. Një gjë e tillë ndodhi së fundi në Britaninë e Madhe.

Partia Labursite e Jeremy Corbyn u rrit për 34 ulëse duke ia pamundësuar kështu kryeministres Theresa May që të ketë shumicën. Ishin kryesisht votuesit e rinj ata që bën këtë ndryshim. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Francë, ku një kandidat liberal siç është Emanuel Macron, një 39 vjeçar fitoi zgjedhjet presidenciale.

Por, një gjë e tillë nuk po ndodhë vetëm në Evropë. Edhe në Ballkan ka ardh një frymë e tillë.

Është Kosova shembulli më i fundit që tregoi se të rinjtë po e ndryshojnë garniturën politike. Në zgjedhjet e 11 qershorit atje, Lëvizja Vetëvendosje, një parti e majtë, u rrite për 10 për qind, duke dalë forca e dytë në vend dhe thuhet se do të përcaktojë fatin e qeverisë së ardhshme në vend, pasi koalicioni PDK-AAK-NISMA, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë. Votuesit e Vetëvendosjes, ishin kryesisht të rinjtë. Kosova llogaritet një prej vendeve që ka popullatën më të re në Evropë.

A ka ardhur një frymë e tillë edhe në Shqipëri? Kjo mbetet të shihet në zgjedhjet e 25 qershorit. Por gjithsesi, nëse shohim shpërndarjen e votuesve tek subjektet politike, atëherë Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjasat më të mëdha të marrë votuesit e rinj. Përkrahja më e madhe për këtë subjekt politik vjen pikërisht nga të rinjtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!