Anita Haradinaj rrëfen si është jeta pran kryeministrit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Anita Haradinaj rrëfen si është jeta pran kryeministrit

21:05 | 14 Shtator 2018

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, e ftuar në “Ftesë për 5” ka rrëfyer jetën e saj përkrahë Ramush Haradinajt.

Ajo tregoi se pas marrjes së detyrës së kreut të qeverisë së Kosovës, mungesa e Ramushit në shtëpi nuk është ndjerë shumë, pasi ajo dhe fëmijët për shumë kohë jetuan pa të, teksa ai gjykohej në Hagë.

Më tej ajo ka treguar se ka dyshime të forta nëse Haradinaj është një kuzhinier i mirë.

“Për mua ka gatuar vetëm 1 herë. Por kam dyshime nëse e ka bërë vetë, apo e ka porositur diku tjetër, pasi nuk e ka përsëritur dy herë”, ka treguar ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!