Anulimi i konkursit për drejtor të burgjeve, vjen reagimi i Ambasadës Britanike – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Anulimi i konkursit për drejtor të burgjeve, vjen reagimi i Ambasadës Britanike

08:04 | 12 Tetor 2018

Ka rreth katër muaj që Nehat Thaçi është zgjedhur udhëheqës i Shërbimit Korrektues në Kosovë. Por pas dhjetë muajsh menaxhim me këtë institucion ai do të detyrohet ta lërë pozitën e tij. Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka vlerësuar se zgjedhja e Thaçit është e jashtëligjshme dhe u ka dërguar rekomandim Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Drejtësisë që ta anulojnë këtë konkurs.

Një gjë të tillë ky Këshill e ka bërë disa muaj pasi kandidati Ali Gashi është ankuar se përzgjedhja e drejtorit të Shërbimit Korrektues është e jashtëligjshme. Por vendimi i së enjtes ka ngjallur reagime tek Ambasada Britanike, e cila ka monitoruar procesin e zgjedhjes së Thaçit në këtë pozitë, shkruan Koha Ditore.

Në një prononcim për gazetën, Ambasada Britanike ka thënë se kandidatit të cilit i është aprovuar kërkesa nuk ka qenë fare në listën e ngushtë për këtë pozitë.

“Z. Ali Gashi është diskualifikuar në fazën e parë për shkak se përvoja e tij paraprake nuk përmbush kriterin e përvojës drejtuese së paku 5-vjeçare që kërkohet nga aplikantët që synojnë të emërohen në pozita të tilla të larta drejtuese, siç është pozita e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!