Anulohen mbi 100 fluturime, arsyeja do t’iu befasojë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Anulohen mbi 100 fluturime, arsyeja do t’iu befasojë

17:23 | 27 Tetor 2018

Anulimi i fluturimeve është gjëja më e bezdisshme që mund t’i ndodh dikujt që tashmë është bërë gati për një udhëtim.

Greva që po vazhdon nga punëtorët në aeroportin e Brukselit, ka bërë që mijëra njerëz të mos mund të udhëtojnë të shtunën nga ky aeroport, ka thënë zëdhënësi i këtij aeroporti, duke njoftuar se 110 fluturime janë anuluar.

Agjencia e lajmeve Belga ka thënë se gjatë ditës mund të anulohen edhe fluturime të tjera.

Të premten, rreth 130 fluturime u anuluan për shkak të grevës së punëtorëve që përkujdesen për bagazhet e udhëtarëve.

Greva e punëtorëve të kompanisë Aviapartner ka nisur të enjten dhe është thënë se do të zgjasë deri të dielën.

Të shtunën rreth 70 mijë persona janë parashikuar që të përdorin aeroportin e Brukselit ndërsa të dielën 74 mijë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!