Apostolova takon udhëheqësit Alternativës, kërkohet krijimi i shpejtë i Qeverisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Apostolova takon udhëheqësit Alternativës, kërkohet krijimi i shpejtë i Qeverisë

14:47 | 17 Korrik 2017

Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë dhe u takuan me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Tema e takimit ishte situate pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Sipas kumtesës, të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e institucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogëlojnë kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se përmes IPA-së, e cila po ashtu ndërlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN.

Alternativa si subjekt politik, thotë në fund kumtesa, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!