Apple mund të sjellë iPhone 8 pa Touch ID – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Apple mund të sjellë iPhone 8 pa Touch ID

08:54 | 19 Prill 2017

Një gjë e tillë thuhet se mund të ndodhë për shkak të problemeve me skanimin optik të gjurmëve të gishtërinjve.

“Nëse nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin problemin brenda afatit të duhur kohor, mund të eliminojnë skanimin e gishtërinjve të telefonit të ardhshëm OLED iPhone”, ka thënë ai.

Megjithatë, besohet se Apple do të vazhdojë me zgjedhjen e problemeve që kanë të bëjnë me skanimin optik të gishtërinjve. Nëse nuk arrijnë të zgjedhin problemin në disa nga muajt e ardhshëm, mund të vijë edhe deri te vonesa e telefonit iPhone.

Po ashtu, ka pasur raportime se Apple po shqyrton vendosjen e funksionit të skanimit të fytyrës për telefonin iPhone 8.

Ndryshe, Apple ka vendosur Touch ID te telefonat iPhone 5s dhe ky funksion ishte i rëndësishëm për të gjithë telefonat iPhone të publikuar që nga ajo kohë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!