Arbitri i shumëpërfolur për penalltinë te Real-Juventus, ja çfarë vendimi mori Anglia për të – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Arbitri i shumëpërfolur për penalltinë te Real-Juventus, ja çfarë vendimi mori Anglia për të

19:55 | 24 Prill 2018

Arbitri anglez Micheal Oliver pritet që të drejtojë një finale në Angli dhe është ajo e FA Cup, Manchester United-Chelsea.

Oliver është sulmuar shumë kohëve të fundit për shkak të një penalltie të diskutuar në fund të ndeshjes për Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Ai po ashtu si një zemërftohtë që është largoi me të kuq edhe portierin juventin, Buffon.

“Ishin disa ditë shumë të këqija. Por, ishte mirë sepse shumë njerëz, si brenda lojës ashtu edhe jashtë me kanë dhënë mbështetjen e tyre. Kishte edhe fyerje që me lënduan shumë, normalisht”, tha Oliver për faqen zyrtare të Football Association (FA).

Pas kësaj, FA ja ka besuar Oliverit gjykimin e finales së FA Cup, ku ai do të ndihmohet nga asistentët Lee Betts dhe Ian Hussin, me Lee Mason si gjyqtar i katërt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!