Ariana Fejzullahu shkon në shtëpinë e ‘Xhihanit dhe Dilares’, ja çka ndodhi! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ariana Fejzullahu shkon në shtëpinë e ‘Xhihanit dhe Dilares’, ja çka ndodhi!

21:28 | 16 Mars 2018

Bashkëshortja e këngëtarit po vazhdon me pushime në shtetin turk, duke vizituar qytetin e Stambollit.

Ariana Fejzullahu, gruaja e Ermalit, ka zgjedhur qytetin turk për pushime disaditore dhe ka vizituar disa shtëpi karakteristike të këtij vendi.

Ajo ka qëndruar për disa orë në shtëpinë ku është xhiruar edhe seriali i mirënjohur “Fate të kryqëzuara”.

Në fakt, ajo ka marrë poza në shtëpinë e çiftit të serialit, “Xhihanit dhe Dilara Gyrpënarit”.

Theksojmë se pronarja e kësaj ville në serial ishte “Dilara”, e cila shtëpinë e ruante si kujtim të familjes së saj.

Ariana ka publikuar disa fotografi të ndryshme në llogarinë personale në Instagram gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme në Stamboll.

Ndryshe, shumë seriale turke janë xhiruar në këtë vilë, e cila ka një pamje fantastike drejt detit të Bosforit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Adea Pula