Arrestimi i Saimir Tahirit, Meta jep një deklaratë të papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Arrestimi i Saimir Tahirit, Meta jep një deklaratë të papritur

12:10 | 14 Maj 2018

Presidenti Ilir Meta komentoi masën e arrestit në shtëpi për ish ministrin e Brendshëm, dy ditë pas vendimit të gjykatës. “Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës”- ka thënë Meta, i pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Cërrik.

Kreu i shtetit është treguar i kursyer në komentet e tij, pavarësisht se Saimir Tahiri para arrestimit e ka shigjetuar disa herë atë dhe bashkëshorten e tij.

Meta ndodhet në Cërrik, ku mori pjesë në panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit. Ai u takua me prodhues, zejtarë e fermerë të zonës, ku bëri apel për promovimin e produkteve bio “Made in Albania”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!