Arrestohen tre persona të dyshuar për “grabitje të armatosur” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Arrestohen tre persona të dyshuar për “grabitje të armatosur”

19:16 | 06 Janar 2017

Sipas Lirije Podrimajt, udhëheqëse në Zyrën e Informimit, hetuesit e sektorit të hetimeve të stacionit policor në Gjakovë në bashkëpunim me hetuesit  rajonal dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë punuar intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e kryesve të këtij rasti.

“Me datë 05.01.2017 pas një pune operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje e armatosur”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe kanë pranuar veprën e kryer në bashkëpunim,  po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e njëjtë janë kryes të kësaj vepre.

Të arrestuar janë:

T. D.                            kosovar-shqiptar                      lindur me 1995

L. M.                            kosovar-shqiptar                      lindur me 1995

F. B.                             kosovar-shqiptar                      lindur me 1996

Me urdhër të prokurorit të çështjes personat e arrestuar mbahen në ndalim policor, ndaj tyre do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!