Arrestohet hoxha i njohur shqiptar, fshehu vrasjen e 48 vjeçares – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Arrestohet hoxha i njohur shqiptar, fshehu vrasjen e 48 vjeçares

23:20 | 13 Mars 2018

Një nga personat e arrestuar për ngjarjen ku nusja helmoi vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu, duke pranuar se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar, si dhe Arben Saliun, kushëririn e Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!