Arrestohet shoferi i veturës 20-vjeç i cili aksidentoi dy femra, ku njëra humbi jetën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Arrestohet shoferi i veturës 20-vjeç i cili aksidentoi dy femra, ku njëra humbi jetën

11:04 | 23 Tetor 2018

Si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën mbrëmë një femër.

Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.

Bëhet fjalë për gruan me inicalet L.A (30-vjeçare). Lëndime trupore ka pësuar edhe një femër tjetër 23-vjeç.

Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës L.M (20-vjeç), thhet në raportin e policisë.

“Ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!