Arrestohet shqiptari në Malajzi, akuzohet për terrorizëm, – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Arrestohet shqiptari në Malajzi, akuzohet për terrorizëm,

21:31 | 07 Tetor 2017

Tetë persona të akuzuar për terrorizëm u arrestuan në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pjesë e grupit është edhe një 35-vjeçar shqiptar.

Mediat lokale raportojne se grupi është i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.

Një zyrtar i policisë u tha mediave se arrestimet u bënë pas pjesëmarrjes së 7 personave të ndaluar në një seri sulmesh gjatë muajit të kaluar.

Ndërsa operacioni i dytë i zhvilluar më 1 tetor çoi në arrestimin e 35-vjeçarit shqiptar, i cili kishte shkuar në Malajzi si i ftuar i një universiteti publik atje.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.

Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!