Arrestohet tre persona në Mitrovicë pasi u kapen me 10 kg drogë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Arrestohet tre persona në Mitrovicë pasi u kapen me 10 kg drogë

11:19 | 08 Tetor 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela.

“Janë arrestuar 3 persona për narkotik. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë“, tha ajo.

Ndërkohë, KALLXO.com ka marrë vesh se njëri prej të arrestuarve në këtë rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, saktësisht pjesëtar i sektorit të Mbrojtjes së Afërt.

Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.

Mësohet se në veturën “Audi” të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë.

Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!