Arsenal – Sporting, ndeshja përfundon me rezultat të papritur a – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Arsenal – Sporting, ndeshja përfundon me rezultat të papritur a

23:13 | 08 Nëntor 2018

Arsenali dhe Sporting janë ndarë baraz 0:0 në kuadër të Europa League.

Ekipi i Unai Emery ka vazhduar serinë pa humbje që nga muaji shtator derisa sonte e priti Sportingun në Emirates Stadium për ndeshjen e katër të Europa Ligë në kuadër te Grupit E. Sportingu në këtë ndeshje luajti shumë ashpër saqë lëndoi dy lojtarë të Arsenalit, (Welbeck dhe Liststenier) dhe një lojtar u ndëshkua me të kuq, ish mbrojtësi i Barcelonës, Matthiue.

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë e mirë për Arsenalin të cilët e dominuan atë që nga fillimi i saj.

Por, kjo ndeshje u karakterizua edhe më shumë ndërhyrje, sidomos nga lojtarët e Sportingut.

Në minutën e 29’të, Danny Welbeck detyrohet që të del nga ndeshja për shkak të një lëndimi të tmerrshëm që mori.

Ky lëndim i demoralizoi në njëfarë forme lojtarët e Arsenalit, edhe pse Aubameyang pati disa raste të mira për shënim gjatë kësaj pjese sidomos në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Arsenali prapë vazhdoi që të sulmoi.

Raste për të shënuar gol patën Smith-Rowe, Aubameyang por edhe Mkhitaryan por që nuk arritën që ti finalizojnë ato.

Për me keq, Arsenali mbeti edhe pa një lojtar në minutën e 75 pasi që u lëndua edhe veterani Lischsteiner.

Se Sportingu luajti ashpër në këtë lojë erdhi edhe të ndëshkimi me të kuq i Mathiue në minutën e 87’të te ndeshjes.

Por, në minutat e fundit Arsenali nuk arriti që të ndryshoi lojën dhe rezultati mbeti 0-0.

Pavarësisht kësaj, Arsenali mbetet në vendin e parë të Grupi E më 10 pikë, kurse Sporting mbetet më 3 më pak.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!