Arsenali me transferim ‘bombë’ për sezonin e ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Arsenali me transferim ‘bombë’ për sezonin e ri

23:29 | 17 Mars 2018

Arsenal po përgatitet që ta bëjë një ofertë për futbollistin e Barcelonës, Ousmane Dembele, kur të hapet afati kalimtar veror, raporton Don Balon.

Francezi u transferua në Camp Nou vitin e kaluar, pas shitjes së Neymar te Paris Saint-Germain, transmeton ORAinfo.

Megjithatë, lëndimet nuk po e lënë që të përparojë te klubi katalunas, dhe Arsenal mund të shërbejë si shpëtim për të.

Madje thuhet se është transferimi i ri i topçinjve, Pierre Emerick-Aubameyang, i cili po e shtyn trajnerin Arsene Wenger që të tentojë ta transferojë ish bashkëlojtarin e gabonezit te Borussia Dortmund./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!