As Ronaldo nuk e shpëton Real Madridin nga turpërimi i Villarealit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

As Ronaldo nuk e shpëton Real Madridin nga turpërimi i Villarealit

18:07 | 13 Janar 2018

Villarreali e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në fund të ndeshjes së La Ligës midis “Santiago Bernabeut”, të shtunën pasdite.

Në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës spanjolle të dominuar nga Real Madridi, sidomos në pjesën e parë, skuadra mysafire i tronditi vendasit duke iu shënuar gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë.

Reali pati një pjesë të parë më shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që është lider.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!