ATK njofton se sa para fiton nga kuponët fiskal – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

ATK njofton se sa para fiton nga kuponët fiskal

15:29 | 17 Korrik 2017

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e saj rreth aplikimit dhe rimbursimit të kampanjës së re të projektit me kuponë fiskalë.

ATK-ja ka treguar që ta kenë më të qartë qytetarët se si shkon procedura e plotë për rimbursimin e tyre.

Po ashtu, ky institucion financiar ka thënë se aplikimi për kuponët fiskalë do të jetë deri më 31 korrik të këtij viti.

Ky është njoftimi i plotë i Administratës Tatimore të Kosovës:

Qytetar të nderuar,

A keni aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjës së re për rimbursim nga kuponët fiskal?

Mos harroni, të bëhesh pjesë e kampanjës duhet të keni minimu 60 kuponë fiskal, me vlerë mbi 250 euro.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, shembull nëse ju keni dorëzuar kuponë me vlerë 500 euro, do të fitoni 50 euro.
Ju mund të dorëzoni kuponë me vlerë edhe më shumë se 1000 euro, mirëpo shuma maksimale që do të fitoni është 100 euro.

Keni parasysh afati për aplikim është deri me 31 korrik 2017.

Bëhu edhe ti pjesë në luftimin e evazionit fiskal, kontribo në ndërtimin e shtetit tënd!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!