Audi Q7, termocentrali i Shpend Ahmetit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Audi Q7, termocentrali i Shpend Ahmetit

23:53 | 14 Nëntor 2017

Duke parë që Arban Abrashi nuk i njehë të gjitha vendimet e marra të Kuvenndit Komunal, Shpend Ahmeti kur është përballë tij nuk heziton që shpesh të thotë të pavërteta. Një të tillë e tha edhe në debatin e brendshëm në Klan Kosova.

Për rreth katër vite e la të mbyllur në garazhë veturën Audi Q7, për të cilën krijojë një mitë të së keqes për ish pushtetin e kaluar dhe në fund e shiti me një çmim tepër të lirë, pasi qëndrimi në garazh për katër vite ia humbi vlerën në treg.

Xhipi “legjendar” u përdor edhe për një propagandë tjetër të radhës të Shpend Ahmetit. Në debatin e mbrëmshëm në Klan Kosova, tha se nga shitja e xhipit po blihen kifle për nxënësit, shkruan lajmi.net

Ndërkohë, në arsyetimin e shitjes së veturës, para Kuvendit komunal kishte thënë se paratë do të shkojnë në në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë.

“Po më vije mirë se tash më në fund po u pëlqejnë kiflet e doni ti avanconi, por, për mi bo ato kifle, është dashur me i kursy 700 mijë euro naftë në kerre, prej tuj e shitë xhipin Q7 që i harxhon 27 litra në 100 kilometra e duke ia vendosur jug-të çdo kerri të komunës”, tha Ahmeti gjatë debatit.

Më poshtë mund ta shihni Vendimin e miratuar të Kuvendit komunal për shitjen e veturës Q7, dhe vidon e deklaratës së Ahmetit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!