Audi RS5 Coupe vs BMW M4 Competition Pack, ja kush e fitoi garën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Audi RS5 Coupe vs BMW M4 Competition Pack, ja kush e fitoi garën

16:43 | 30 Mars 2018

Është testuar edhe njëherë rivaliteti ndërmjet Audi dhe BMW duke garuar me modelet RS5 Coupe dhe M4 Competition Pack.

Në këtë garë Audi është e favorizuar me sistemin e të gjitha rrotave aktive Quattro, ndërsa BMW mbetet vetëm me rrotat e pasme aktive.

Sa i përket performancës, këto dy modele duket se qëndrojnë në të njëjtin nivel. RS5 Coupe, përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.9 sekonda me anë të motorit bi-turbo 2.9-litër V6 me 450PS dhe 600Nm torkë.

Ndërsa BMW M4 Coupe ka të njëjtën fuqi vetëm se ka 50Nm më pak torkë dhe është 0.1 sekonda më e ngadaltë në përshpejtimin nga 0-100km/h.

Një aspekt tjetër që vjen në konsideratë është pesha ku Audi peshon 1,620kg, ndërsa BMW peshon më pak me vetëm 1,500kg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!